Hamza nesër vazhdon fushatën në Prishtinë, prezanton kandidatët e PDK-së për deputetë në shkollën “Dardania”
Pas hapjes së madhe të fushatës zgjedhore sot në Prizren, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, nesër do të vazhdojë aktivitetet elektorale në Prishtinë. Hamza do të prezantojë kandidatët e PDK-së për deputetë në një takim me qytetarët që do të mbahet në shkollën fillore “Dardania”, në lagjen Dardania. Tubimi është…
Lajme
Pas hapjes së madhe të fushatës zgjedhore sot në Prizren, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, nesër do të vazhdojë aktivitetet elektorale në Prishtinë.
Hamza do të prezantojë kandidatët e PDK-së për deputetë në një takim me qytetarët që do të mbahet në shkollën fillore “Dardania”, në lagjen Dardania. Tubimi është paralajmëruar të fillojë në orën 20:30, raporton lajmi.net

Me numrin 130, PDK dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, synojnë fitoren në zgjedhje dhe marrjen e pozitës së kryeministrit të Kosovës.
Takimi në Prishtinë pritet të shërbejë si vazhdim i prezantimit të programit dhe ekipit me të cilin PDK synon qeverisjen e ardhshme./Lajmi.net/