Hamza në Zvicër: Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza është takuar sot me mërgimtarët në Zvicër. Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mërgimtarët kanë shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë, shkruan lajmi.net. “Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë…

Lajme

17/11/2024 18:28

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza është takuar sot me mërgimtarët në Zvicër.

Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mërgimtarët kanë shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë, shkruan lajmi.net.

“Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Ju ftoj të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin tonë. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: