Hamza: Me u taku në 2 të natës me kryeministrin nuk është rastësi – U përdoren resurset institucionale në Mitrovicë

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti në rastin e fushatës në Mitrovicës, jo vetëm që ka përdorur resurset shtetërore, pore dhe ato institucionale. Po ashtu ka thënë se edhe bizneseve i është bërë presion.…

Lajme

17/11/2025 23:04

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti në rastin e fushatës në Mitrovicës, jo vetëm që ka përdorur resurset shtetërore, pore dhe ato institucionale.

Po ashtu ka thënë se edhe bizneseve i është bërë presion.

“Në raundin e dytë, por edhe gjatë raundit të parë. I ka përdor resurset shtetërore, edhe automjetet, edhe derivatet, edhe shpenzimet tjera, gjitha i ka përdor niveli qendror në rastin e Mitrovicës. Por, këto nuk kanë ndonjë peshë, nuk është mirë që janë përdor resurset shtetërore, por janë përdorur resurset institucionale, edhe institucionet  caktuara brenda qeverisë janë vendosur brenda politikës”, ka thënë ai.