Hamza me porosi për Osmanin: Vendimi i presidentes për datën e zgjedhjeve ka rëndësi vendimtare, uroj të merret me neutralitet
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar edhe një herë pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani. Hamza tha se integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare. “Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar edhe një herë pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Hamza tha se integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare.
“Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise që cenojnë besimin e qytetarëve, i cili duhet të jetë mbi çdo interes politik”,tha Hamza, shkruan lajmi.net.
Ai deklaroi se PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit.
“PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë”./Lajmi.net/