Hamza: Lirimi nga akciza do t’i bëj prodhuesit vendës konkurrent në treg

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilin është diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë për vendosjen e tatimit të akcizës.

Lajme

08/11/2017 12:50

Ministri i Financave,  Bedri Hamza para Komisionit paraqiti arsyetimin për këtë vendim. Ai tha se ky vendim do të shkurtojë kohën dhe shpenzimet e prodhuesve. Sipas tij, ky vendim nënkupton lirimin nga tatimi i akcizës për të gjithë prodhuesit vendor që për prodhim përdorin lëndët djegëse, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo, vendimi i njejtë për lirimin nga tatimi nuk do të vlej për prodhuesit individual.

“Kemi marrë vendim për lirim nga tatimi i akcizës për të gjithë prodhuesit. Pavarësisht se a importon vet apo përmes kontraktorit. Përveç se ia shkurton kohën . Jam i sigurtë që do të ndrihmojnë prodhuesit që të jenë më konkurrent në treg. Të gjithë prodhuesit  duhet ta kenë numrin si prodhues t’i plotësojnë kushtet .Paraprakisht se këta janë të regjistruar, këtu po flasim që lirohen vetëm prodhuesit e jo bujqit individual.  Dallimiprej gjendjes aktuale është se këta kanë pasur të drejtë por listën e prodhueve nuk e bën Minsitria e Bujqësisë . Ne e dimë se nëse hapim hapësirë për çfarëdo forme sidomos si nafta ne do të e dëmtonim ekonominë. Po ndryshon elementi i pagesës’’, tha Hamza.

Ndonëse përkrahen vendimin e Qeverisë, anëtarët e Komisionit ngriten shqetësimin për keqpërdorimin e këtij përfitimi por edhe dëmtimin e mundëshëm të prodhuesve individualë që përdorin lëndët djegëse.

Lumir Abdixhiku, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se pajtohet që kontrolli i bujqve është i vështirë, por ndoshta mund të merren praktikat e vendeve të tjera.

Shqetësim për këtë çështje, ka shprehur anëtari i  Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani. Ndër të tjera ai drejtoi pyetje për ministrin se si e kanë rregulluar këtë .

Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, Blerim Kuqi dhe Enver Hoti shprehën shqetësimin për ndarjen e prodhuesve.

Hoti tha se përkundër faktit që ky vendim është i mirë ai gjithashtu bën ndarjen e e prodhuesve dhe ata individual i lenë anash. Lidhur me shqetësimet e anëtarëve të komisionit, ministri Hamza tha se ka ende ka mundësi për tu përmirësuar. Mirëpo siguroj anëtarët që kanë qenë mjaft të kujdesshëm që lirimi nga akciza të mos këqpërdoret.

Ai tha se të gjithë prodhuesit janë të listuar se cilët janë dhe si të tillë do të jenë përfitues. Ndërsa sa i përket prodhuesve individual ai është shprehur  se lirimi nga akciza nuk është bërë për prodhuesit individual për shkak se është shumë i vështirë kontrolli.

Hamza tha se më mirë do të ishte që këta prodhues nëse i dëshmojnë shpenzimet që kanë pasur të mund të subvencionohen.

Më mbledhjen e Komisionit për Financa u shqyrtua edhe raporti financiar i buxhetit për vitin 2016.

Ministri Bedri Hamza para anëtarëve të komisionit paraqiti raportin i cili ishte i përbërë me ekzekutimin e buxhetit nga institucionet e Kosovës

‘’ Buxheti për vitin 2016 ishte 1 miliard e 895 euro ndërsa me rishikim të buxhetit pati një rritje prej 83 milionë euro. Pranimet gjatë 2016-tës, 1 miliard e 779 milion euro ose 90 përqind e planifikimeve të pranuara. Ndërsa të hyrat nga doganat e Kosovës 1miliard e 50 milionë euro.  Të hyrat tatimore 368 milionë euro. Rimburësimi 38 milionë euro për tatim paguesit. Të hyrat vetanake të nivelit qendror 93 milionë euro’’

Mirëpo për Naser Osmanin nga LDK,  shqyrtimi i këtij raporti po shihet si i vështirë, pasi që as ministri nuk ka qenë në atë kohë, derisa thotë se një raport i tillë nuk mund të përmirësohet por as të plotësohet.

Ky raport u miratua nga anëtarët e komisionit duke i hapur rrugë kështu miratimit në Kuvend. Në mbledhjen e këtij komisioni u shqyrtua gjithashtu edhe Raportit Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për vitin 2016, Raportit financiar i Avokatit të Popullit për vitin 2016, dhe i Raportit financiar të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016.