Hamza: Kosova ka dy rrugë, përpara ose të vazhdoj rrugën mbrapa me kaos, pasiguri dhe ndarje
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një videomesazh për qytetarët. Ai iu ka thënë atyre se Kosova ka vetëm dy rrugë, rrugën përpara dhe mbrapa. “Më 28 dhjetor, ne qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë, ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje apo ta ndryshojmë kahjen…
Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një videomesazh për qytetarët.
Ai iu ka thënë atyre se Kosova ka vetëm dy rrugë, rrugën përpara dhe mbrapa.
“Më 28 dhjetor, ne qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë, ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se zgjedh të ec përpara, për familjet tona, fëmijët dhe për Kosovën.
“Të gjithë bashkë, përpara!”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/
Video e plotë: