Hamza konfirmon aderimin e Dërgutit në PDK: Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza sapo ka konfirmuar aderimin e Aida Dërgutit në këtë parti politike. Hamza deklaroi se sot e mirëpriti në PDK Dërgutin, si aktiviste të dalluar dhe qytetarë të përgjegjshme, para se të jetë politikane. ‘Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të…

Lajme

07/05/2026 13:10

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza sapo ka konfirmuar aderimin e Aida Dërgutit në këtë parti politike.

Hamza deklaroi se sot e mirëpriti në PDK Dërgutin, si aktiviste të dalluar dhe qytetarë të përgjegjshme, para se të jetë politikane.

‘Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”,deklaroi Hamza.

Ai tha se “Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”./Lajmi.net/