Hamza kërkon nga deputetët ta votojnë ligjin për Specialen: Nuk është ligj i PDK-së, por çështje që i tejkalon partitë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të jenë unikë në mbështetjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specialuan për futjen e projektligjit në rend dite përmes procedurës së përshpejtuar, duke theksuar se çështja, sipas tij, i tejkalon interesat e një partie politike…

Lajme

05/10/2026 10:48

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të jenë unikë në mbështetjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specialuan për futjen e projektligjit në rend dite përmes procedurës së përshpejtuar, duke theksuar se çështja, sipas tij, i tejkalon interesat e një partie politike apo mandatin e një Qeverizuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në fjalën e tij në Kuvend, Hamza ka falënderuar deputetët që votuan për futjen e projektligjit në rend dite përmes procedurës së përshpejtuar, duke theksuar se çështja, sipas tij, i tejkalon interesat e një partie politike apo mandatin e një Qeverie.

“Është një çështje që ka të bëjë me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Kemi besuar në drejtësi, vazhdojmë të besojmë në drejtësi, kërkojmë drejtësi”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se Kosova e ka pranuar themelimin e Dhomave të Specializuara duke besuar në procesin e drejtësisë, por ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, ka evoluar mandati i kësaj gjykate.

Hamza ka deklaruar se deri në këtë fazë të procesit nuk janë vërtetuar akuzat për trafikim të organeve dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa ka kritikuar pretendimet lidhur me ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

“Nuk po kërkojmë që të mos ketë drejtësi dhe të mos gjykohet krimi. Secili krim të gjykohet, secila viktimë ta ketë të drejtën e vet për të kërkuar drejtësi”, ka thënë ai.

Sipas Hamzës, PDK-ja nuk po kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara, por mbikëqyrje, llogaridhënie, transparencë dhe zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka theksuar se për rastet që janë aktualisht në proces në Hagë, Apeli duhet të zhvillohet atje, në mënyrë që gjykata të ketë mundësinë të marrë vendim mbi bazën e provave dhe fakteve.

Hamza ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi të ketë mundësi të angazhojë organizata ndërkombëtare të pavarura për mbikëqyrjen e procesit.

Në fund, kryetari i PDK-së u ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin projektligjin dhe të tregojnë unitet për këtë çështje.

“Nuk është ligj i PDK-së apo i një partie politike. Nuk është ligj që e prek mandatin e vetëm këtij Kuvendi, por shkon përtej mandatit të një Kuvendi”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se ish-pjesëtarë të UÇK-së ka në parti të ndryshme politike dhe se, për këtë arsye, çështja duhet të trajtohet si një çështje që, sipas tij, tejkalon përkatësinë partiake./Lajmi.net/