Hamza: Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecen drejt standardeve të NATO-s

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Forcës. Ai ka thënë se në këtë ditë, i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, që me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjiteitn e Kosovës. “Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar…

Lajme

27/11/2025 11:34

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Forcës.

Ai ka thënë se në këtë ditë, i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, që me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjiteitn e Kosovës.

“Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo. FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/