Hamza: Emrat për kryeministër po përdoren si trend parazgjedhor
Bedri Hamza ka deklaruar se nominimet e partive politike për kandidatët për kryeministër janë shndërruar në “trend” dhe “modë”, duke theksuar se zgjedhjet parlamentare mbahen për Kuvendin e Kosovës dhe jo drejtpërdrejt për postin e kryeministrit. Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se të gjitha subjektet politike fillimisht garojnë…
Lajme
Bedri Hamza ka deklaruar se nominimet e partive politike për kandidatët për kryeministër janë shndërruar në “trend” dhe “modë”, duke theksuar se zgjedhjet parlamentare mbahen për Kuvendin e Kosovës dhe jo drejtpërdrejt për postin e kryeministrit.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se të gjitha subjektet politike fillimisht garojnë për ulëse në Kuvend, ndërsa çështja e kryeministrit varet nga rezultatet zgjedhore dhe marrëveshjet eventuale politike pas zgjedhjeve.
“Është bërë një trend, një modë që po nominohet një kandidat për kryeministër, ndërsa realisht të gjithë garojmë fillimisht për deputetë dhe pastaj, varësisht prej numrit të ulëseve dhe mundësisë së ndonjë marrëveshjeje politike pas zgjedhjeve, ne kemi mundësinë të flasim edhe për proceset dhe institucionet tjera”, deklaroi Hamza. /Lajmi.net/