Hamza e uron Thaçin për ditëlindje: U gëzofshim sa më shpejt me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij të 57-të. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza ka thënë se Thaçi po vazhdon të mbahet në Hagë, ku po peshohet historia me padrejtësitë “mbi ata që i bartën…

Lajme
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij të 57-të.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza ka thënë se Thaçi po vazhdon të mbahet në Hagë, ku po peshohet historia me padrejtësitë “mbi ata që i bartën proceset kryesore nëpër të cilat kaluam si vend e popull”.
“Gëzuar ditëlindjen, PRESIDENT! U gëzofshim sa më shpejt të gjithë, ju, ne e Kosova, me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/