Hamza: Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm – synojmë marrëveshje përfundimtare me njohje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë me kryesinë e partisë pas marrjes së detyrës. Pas takimit, ai doli para mediave duke prezantuar objektivat kryesore, përfshirë edhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, raporton lajmi.net I pyetur nga gazetarët, Hamza e pranoi se dialogu mbetet një…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë me kryesinë e partisë pas marrjes së detyrës.
Pas takimit, ai doli para mediave duke prezantuar objektivat kryesore, përfshirë edhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, raporton lajmi.net
I pyetur nga gazetarët, Hamza e pranoi se dialogu mbetet një ndër temat më të vështira për çdo qeveri, por theksoi se vendi nuk ka alternativë tjetër.
“Dialogu nuk është temë e lehtë dhe asnjë qeveri me dëshirë nuk do të merrej me të, por është i paalternativë. Dialogu duhet të vazhdojë, por ne kërkojmë që ai të jetë gjithëpërfshirës dhe të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohje reciproke. Ky do të jetë qëndrimi ynë,” u shpreh Hamza.
Ai rikujtoi gjithashtu platformën qeverisëse të PDK-së, e cila përfshin zhvillim ekonomik, stabilitet politik, dialog të përgjegjshëm, sundim të ligjit, investime kapitale dhe integrim euroatlantik./Lajmi.net/