Hamza: As premtimet e ekspozesë së kryeministrit nuk realizohen me këtë buxhet
Kryetari i PDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza sot në foltoren e Kuvendit, ka folur në lidhje me propozimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka thënë se kërkesa e tyre për të analizuar tri ditë këtë buxhet, nuk është kërkesë për të humbur kohë apo të vendoset vendi dhe Qeveria në…
Lajme
Kryetari i PDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza sot në foltoren e Kuvendit, ka folur në lidhje me propozimin e buxhetit për vitin 2026.
Ai ka thënë se kërkesa e tyre për të analizuar tri ditë këtë buxhet, nuk është kërkesë për të humbur kohë apo të vendoset vendi dhe Qeveria në vështirësi.
“Edhe unë që kam punu në këtë fushë, e kam problem me diskutu me komptencë për këtë dokument kaq të rëndësishëm. Po e them me bindje që edhe deputetët e pozitës kanë çka me dhënë kontribut në këtë, por nuk kanë pas kohë”, ka thën Hamza.
Ai ka përmendur praktikën e vitit 2011, ku është formuar Qeveria, e kanë aprovuar në Kuvend vendimin për ndarjen bxuhetore, më pas është përgatitur buxheti, është diskutuar në procedurë dhe afate të rregullta, është votuar dhe ka hyrë në fuqi.
“Tendenca është të mos ketë debat, ky buxhet jam i bindur që nuk është në përputhje me eskpozenë e kryeministrit. Gjithë ato premtime nuk janë të reflektuara në këtë buxhet të vitit 2026 dhe vijuese, janë në nivelin dëshiror. Ato nëse nuk kanë konstruksionin financiar, nuk realizohen. Dhe sigurisht që shihet se nuk ka mundësi me kalu edhe a opozitën, unë p0o kërkoj tërhieqne dhe silleni pas tri dite dhe jemi të bindur që do ta votojmë që të hyj në procedurë të përshpejtuar”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se edhe pas shtimit të Ministrive, shtohen katër ministra, disa zëvendësministra e disa këshilltarë, prandaj ka thënë se ka më shumë se një arsye që opozita po kërkon tri ditë për të përgatitur diskutimet e amandamentimet. /Lajmi.net/