Hamza: 30 ditë deri kur të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë në Hagë, atë dihet ish-udhëheqësit e UÇK-së duhet të kthehen në shtëpi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar sot për gjykimin në Hagë, 30 ditë para se të shpallet aktgjykimi ndaj tyre. Ai ka thënë se sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur sipas tij do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin…

Lajme

16/08/2026 18:22

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar sot për gjykimin në Hagë, 30 ditë para se të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Ai ka thënë se sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur sipas tij do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë.

“Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta. Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë.

“Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi. Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: