Hamiti reagon pasi Ambasada e Kosovës në Vjenë thirri “takim të veçantë” me mërgimtarët ku prezent do të jenë Kurti e Gërvalla
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Ambasadës së Kosovës në Vjenë e cila ka bërë një njoftim për një takim të veçantë të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla. Hamiti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar të dij se çfarë do…
Lajme
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Ambasadës së Kosovës në Vjenë e cila ka bërë një njoftim për një takim të veçantë të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla.
Hamiti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar të dij se çfarë do të thotë “takim i veçantë”, pasi sipas tij kjo nuk është asgjë më tepër se sa një parafushatë elektorale.
“Çka do të thotë “takim i veçantë” në këtë rast? Takim me përkrahësit e Vetëvendosjes (VV+Guxo) në kuadër të parafushatës elektorale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.
Tutje ai ka thënë se nëse takimi nuk ka të bëjë me natyrën e parafushatës elektorale do të duhej të specifikohej se për çfarë është thirrur ky takim.
“Nëse po, takimin e tillë do të duhej ta njoftonte Vetëvendosje, siç bëjnë partitë politike normalisht kur shkojnë drejtuesit e tyre në tubime politike me përkrahës në diasporë. Nëse jo, natyra e “takimit të veçantë” do të mund të specifikohej”, shkroi Hamiti. /Lajmi.net/