Hamiti: Perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë. Ai ka bërë me dije se kryetari i VV-së po e katandisë Kosovën para syve botës. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti është duke e mbajtur kundërligjshëm pozitën e…

Lajme
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë.
Ai ka bërë me dije se kryetari i VV-së po e katandisë Kosovën para syve botës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti është duke e mbajtur kundërligjshëm pozitën e tij.
“Çka duhet të bëjë tjetër deputeti Albin Kurti, që po e mban kundërligjshëm edhe detyrën e Kyeministrit në detyrë, për ta parë të gjithë se qysh po e katandisë Kosovën para syve tanë dhe të gjithë botës? Edhe të miqve tanë, siç janë SHBA-të”, ka shkruar Hamiti, duke e përmendur qëndrimin e ambasadës amerikane për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Kur drejtuesi i Qeverisë së Vetëvendosjes e rrit paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë, e minon procesin politik në vend, i dobëson institucionet e Kosovës dhe i përkeqëson tensionet ndëretnike, çka duhet të bëjnë të tjerët? Më e pakta që mund të bëjë njeriu është të mos rreshtohet me Albin Kurtin. Më tej, t’i kundërshtojë këto tendenca anti-demokratike të tij. Si Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen më të keqe në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit të vitit 2023, Kurti ka pranuar me krenari ‘vetëmenaxhim’ për serbët në Kosovë, domethanë autonomi politike-territoriale për këtë komunitet, që e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Thoshte se nuk e donte Asociacionin (“Zajednicën’ në diskursin e tij), u dha me dorën e vet më shumë se kaq serbëve, autonomi.”, ka shkruar ai.