Hamiti: Nën regjimin e VV-së Kosova ka marrë teposhtëzen tash e katër vite
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas dështimit të tetë për të konstituar Kuvendin, ai ka vlerësuar se Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në katër vitet e fundit qeverisje nga VV-ja, shteti i Kosovës është…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas dështimit të tetë për të konstituar Kuvendin, ai ka vlerësuar se Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në katër vitet e fundit qeverisje nga VV-ja, shteti i Kosovës është katandisur keq.
“Kosova e ka marrë teposhtëzen tash e katër vjet me regjimin e ri të Vetëvendosjes së Albin Kurtit. E katandisur keq”, ka shkruar Hamiti.
Teksa ai ka përmendur edhe sanksionet ndërkombëtare të cilat i ka Kosova tash e dy vite.
“Nën sanksione ndërkombëtare tash e dy vjet”, shkroi Hamiti. /Lajmi.net/