Hamiti: Lufta ndaj korrupsionit është luftë ndaj korrupsionit, jo ndaj Qeverisë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit Albin Kurti për Prokurorinë. Hamiti tha se ka korrupsion të lartë qeveritar në vend, ku këtë thotë se ka cilësuar edhe Departamenti amerikan i Shtetit. Ai ka bërë me dije se lufta ndaj korrupsionit është edhe kur pandehet se korrupsionin e bën…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit Albin Kurti për Prokurorinë.
Hamiti tha se ka korrupsion të lartë qeveritar në vend, ku këtë thotë se ka cilësuar edhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Ai ka bërë me dije se lufta ndaj korrupsionit është edhe kur pandehet se korrupsionin e bën Qeveria.
“Ka korrupsion të rëndë qeveritar në Kosovë, siç po e shohin qytetarët e vendit që s’u pëlqen korrupsioni. Kështu e ka cilësuar edhe Departamenti amerikan i Shtetit: serious government corruption. Lufta ndaj korrupsionit është luftë ndaj korrupsionit, edhe kur pandehet se korrupsionin e bën Qeveria. Jo luftë ndaj Qeverisë”, ka shkruar Hamiti./Lajmi.net/