Hamiti: Kosova është në gjendje paralize, drejtuesit e saj po sillen sikur është normale

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se vendi është në gjendje paralize dhe se drejtuesit e Kosovës po sillen sikur kjo është gjendje e re normale. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të pritet nga Lëvizja Vetëvendosje që ta nxjerrë vendin nga kriza. “Hynë në zgjedhje…

Lajme

18/06/2025 08:54

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se vendi është në gjendje paralize dhe se drejtuesit e Kosovës po sillen sikur kjo është gjendje e re normale.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të pritet nga Lëvizja Vetëvendosje që ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Hynë në zgjedhje dhe dolën prej zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit pa program VV-ja dhe satelitët e saj. Dolën të parët, i morën 42% të votave, me fushatë denigrimi të partive rivale. Kaq u mjaftoi në sytë e përkrahësve të vet. Me këtë rezultat që, për cilindo formacion tejtër politik të përgjegjshëm, do të ishte i shkëlqyeshëm, këta s’po ia dalin (apo s’po duan) as ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e dështuar për kryetare të Kuvendit rrafsh 33 herë deri sot duket se e ka qëllim moskonstituimin. Po qeverisin, më saktë po sundojnë në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik. E kanë zaptuar pushtetin. Po e përbuzin shtetin e Kosovës.

Refuzimi qytetar i përbuzësve të shtetit është parakusht për dalje prej paralizës së përgjithshme që e ka kapluar Kosovën” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova është në gjendje paralize shoqërore dhe politike, të stagnimit ekonomik, vend ku lulëzon korrupsioni e rritet varfëria, me perspektivë të zymtë për sa kohë drejtohet prej klasës aktuale pushtetore. Drejtuesit e Kosovës, Presidentja dhe Kryeministri në largim, i cili është ligjërisht veçse një nga 120 deputetët e zgjedhur, po sillen sikur kjo gjendje e re është normale.
S’mund të presësh që formacioni politik që i ka dhënë tatëpjetën Kosovës – Lëvizja e popullit, siç po mbiquhet Vetëvendosja e Albin Kurtit – ta nxjerrë vendin nga kriza, aq më pak ta çojë përpara Kosovën në ndonjë fushë. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare për fajin e tyre tash e dy vjet.
Hynë në zgjedhje dhe dolën prej zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit pa program VV-ja dhe satelitët e saj. Dolën të parët, i morën 42% të votave, me fushatë denigrimi të partive rivale. Kaq u mjaftoi në sytë e përkrahësve të vet. Me këtë rezultat që, për cilindo formacion tejtër politik të përgjegjshëm, do të ishte i shkëlqyeshëm, këta s’po ia dalin (apo s’po duan) as ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e dështuar për kryetare të Kuvendit rrafsh 33 herë deri sot duket se e ka qëllim moskonstituimin. Po qeverisin, më saktë po sundojnë në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik. E kanë zaptuar pushtetin. Po e përbuzin shtetin e Kosovës.
Refuzimi qytetar i përbuzësve të shtetit është parakusht për dalje prej paralizës së përgjithshme që e ka kapluar Kosovën./Lajmi.net/