Hamiti i ashpër me VV-në: E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër VV-në për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamiti ka thënë se partia e Albin Kurtit e ka zaptuar pushtetin dhe po qeverisë në mënyrë të kundërligjshme. Derisa sipas tij, sjellja e Albin…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër VV-në për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamiti ka thënë se partia e Albin Kurtit e ka zaptuar pushtetin dhe po qeverisë në mënyrë të kundërligjshme.
Derisa sipas tij, sjellja e Albin Kurtit dhe partisë së tij po e rrënojnë rendin demokratik në Kosovë.
“E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm, duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po e rrënojnë rendin demokratik në vendin tonë. Kaq e thjeshtë është. Deputeti Albin Kurti me të vetët nga VV-ja po qeverisin pa Kuvend, pa mbikëqyrje të legjislativit, që është alfa dhe omega e një ekzekutivi demokratik. Domethanë, po sundojnë. Për të sunduar nuk u duhet Kuvendi”, ka shkruar Hamiti. /Lajmi.net/