Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e KFOR që e monitoron Veriun, falënderon partnerët e NATO’s

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Nga atje ai publikoi një fotografi duke e kaluar urën dhe shprehi mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR krah SHBA’së. “Duke kaluar urën e Mitrovicës me…

Lajme

22/05/2026 13:27

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Nga atje ai publikoi një fotografi duke e kaluar urën dhe shprehi mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR krah SHBA’së.

“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.

Hamilton përveçse në Kosovë ku u takua me krerë të vendit, vizitoi edhe Serbinë.