Hamburgut i lëndohen tre portierët, ja kush do të mbrojë në ndeshjen e ardhshme (FOTO)
Skuadrës gjermane iu janë lënduar tre portierët e ekipit të parë.

Sport
Hamburg ka probleme të mëdha në lëndime dhe ka mbetur pa asnjë portier.
Skuadrës gjermane iu janë lënduar tre portierët e ekipit të parë.
Fillimisht u lëndua portieri i dytë i skuadrës Christian Mathenia, që është i shtrirë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve të Hamburgut.
Por nuk ishte ndonjë panik derisa lëndim në muskulin e këmbës së djathë pësoi edhe portieri i tretë Andreas Hirzel.
Por kur të pikën të këqijat atëherë hapja derën, përcjell “Albeu.com”.
Lëndim në stërvitje ka pësuar edhe portieri i parë i skuadrës, Rene Adler dhe nuk do të mund të luaj të shtunën ndaj Dortmundit.
Kësisoj trajneri i skuadrës, Markus Gisdol është detyruar që të marrë dy portierët nga skuadra e dytë e Hamburgut.
Hamburg II luan në ligën amatore Regional West dhe portierët Tom Mickel dhe Tino Dehmelt do të merren në skuadrën e parë në përballjen ndaj Dortmundit.
Pas nëntë xhirove në Bundesliga, Hamburg ende është pa fitore duke marrë vetëm dy barazime dhe ka pësuar shtatë humbje.