Hamasi liron edhe tre pengje izraelite

Militantët palestinezë të Hamasit kanë liruar edhe tre pengje të tjera izraelite. Pengjet fillimisht u dërguan në një podium teksa militantë shihen në të dyja anët e tyre. Duket se ata u intervistuan shkurtimisht në skenë gjersa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se pengjet do t’i nënshtrohen një vlerësimi mjekësor pas kthimit të…

Bota

15/02/2025 10:29

Militantët palestinezë të Hamasit kanë liruar edhe tre pengje të tjera izraelite.

Pengjet fillimisht u dërguan në një podium teksa militantë shihen në të dyja anët e tyre.

Duket se ata u intervistuan shkurtimisht në skenë gjersa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se pengjet do t’i nënshtrohen një vlerësimi mjekësor pas kthimit të tyre.

Sagui Dekel Chen u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të bëjnë gjithçka për të vazhduar marrëveshjen e armëpushimit.

Iair Horn dhe Alexander Troufanov thanë se “koha po mbaron” duke iu referuar pengjeve të tjera që mbahen në Gaza.

Në këmbim të pengjeve, pritet që Izraeli të lirojë 369 të burgosur palestinezë.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të pengjeve me të burgosurit, e cila po respektohet deri më tani nga të dyja palët.