Haliti për propozimet e VV-së: Në diskutim edhe emri i Andin Hotit, Kurti duket më i prirur ta çojë vendin drejt zgjedhjeve

Xahvit Haliti nga PDK tha se aktualisht për postin e presidentit,përveç Galuk Konjufcës, po përmendet edhe Andin Hoti. Kur u pyet se a kanë votë për këta dy emra tha se kjo “është çështje që vendos Grupi Parlamentar i PDK-së”. “Mendoj se Albini po përpiqet që sa më shpejt me na qit para aktit të…

Lajme

04/03/2026 12:33

Xahvit Haliti nga PDK tha se aktualisht për postin e presidentit,përveç Galuk Konjufcës, po përmendet edhe Andin Hoti.

Kur u pyet se a kanë votë për këta dy emra tha se kjo “është çështje që vendos Grupi Parlamentar i PDK-së”.

“Mendoj se Albini po përpiqet që sa më shpejt me na qit para aktit të kryer, ose mendoj që më shumë po dëshiron mos me zgjedhë presidentin dhe me çu vendin në zgjedhje”, tha ai për RTV 21.

Më tej u përgjigj akuzave të LVV-së se opozita nuk është konstruktive.

“Opozita është konstruktive, por po do një figurë konsensuale”, u shpreh Haliti.