Haliti për mosrikandidimin e Lladrovcit: Vendim dhe përgjegjësi e kryesisë

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për vendimin e kësaj partie që komunën e Drenasit të mos rikandidohet kryetari aktual, Ramiz Lladrovci ka thënë se shpreson që të arrihet një unifikim dhe të jetë vetëm një kandidat. Ai ka thënë se nuk e di procedurat që janë ndjek në qendra në Drenas,…

Lajme

30/07/2025 13:55

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për vendimin e kësaj partie që komunën e Drenasit të mos rikandidohet kryetari aktual, Ramiz Lladrovci ka thënë se shpreson që të arrihet një unifikim dhe të jetë vetëm një kandidat.

Ai ka thënë se nuk e di procedurat që janë ndjek në qendra në Drenas, por ka thënë se votimi i kryesisë ka qenë vendimtar.

Haliti ka thënë se përgjegjësia për vendosjen e kandidatit bije më kryesinë e partisë.
“Po shpresoj do të arrihet të unifikohet partia në Drenas. Partia ka vendos për kandidaturat në Drenas dhe Skenderaj. Dhe partia është e bindur se kandidati i saj do të fitoj. Nuk e di procedurat që janë ndjek për vendosjen e kandidatit në Drenas. A ka është vendos në kryesinë e degës në Drenas, cili ka qenë qëndrimi i tyre. Meqë se në kryesinë e partisë kanë shku dy propozime, nuk kam informatë nëse janë propozua vet a po ndokush. Vet fakti që është hedh në votim dihet cili ka qenë rezultati. Kryesia ka pa ashtu, dhe përgjegjësia është e saj”, ka thënë Haliti në teve1.