Haliti: Kurti s’ka qenë ushtar i UÇK-së, ai ishte sekretar në zyrën e Demaçit
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Albin Kurti nuk është veteran i UÇK-së. “Nuk ka qenë, ai s’ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), pa marrë parasysh unë i sfidoj ata që ja kanë dhënë statusin”, tha ai në Dukagjin. “Ai ka qenë sekretar në zyrën e Adem Demaçit.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/flet-xhavit-haliti-scaled-3.jpg)
Lajme
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Albin Kurti nuk është veteran i UÇK-së.
“Nuk ka qenë, ai s’ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), pa marrë parasysh unë i sfidoj ata që ja kanë dhënë statusin”, tha ai në Dukagjin.
“Ai ka qenë sekretar në zyrën e Adem Demaçit. Spo them që ‘sija ka rreh zemra britë’ që thotë populli për të qenë pjesë e angazhimit për liri, por nuk ka qenë strukturë e UÇK-së, nuk ka qenë”, ka thënë Haliti.