Halimi fajëson Qeverinë që nuk është duke ndërmarrë hapa për zbutjen e inflacionit

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas rritjeve të çmimeve të cilat janë të evidentuara në raportin e sotëm të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në një postim në Facebook, Halimi është shprehur se shtrenjtimi i produkteve bazike është si shkak i një qeverie spektatore, përcjell lajmi.net. “Raporti i sotëm i…

Lajme

04/01/2023 18:32

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas rritjeve të çmimeve të cilat janë të evidentuara në raportin e sotëm të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Halimi është shprehur se shtrenjtimi i produkteve bazike është si shkak i një qeverie spektatore, përcjell lajmi.net.

“Raporti i sotëm i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregon sërish shifra krize; e me numra të matshëm, se në vendin tonë nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike. Në fakt, shtrenjtimi i tyre po vazhdon pandalshëm, si shkak i një qeverie spektatore, që nuk ndërmerr ndonjë masë konkrete—asnjë hap të matshëm. Patatja është shtrenjtuar për 21% për vetëm katër ditë; ndërsa sheqeri për 17 cent më shumë. Kafeja dhe çaji janë shtrenjtuar për 80 cent, përkatësisht 1 euro e 10 cent për kilogram. Një litër ujë kushton 11% më shtrenjtë; ndërsa benzina 5 cent më shumë për litër. Rritje ka edhe në produkte të bulmetit dhe të mishit.”, ka shkruar Ajo.

Tutje, Halimi ka theksuar se qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta vuajnë mbi kurrizin e tyre inflacionin ndër më të lartit në Evropë. Ndërsa pushtetarët merren me tema fiktive./Lajmi.net/