Halimi: Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri. Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve tragjike që ndodhën në Gjermani dhe në Zvicër. ‘’Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri, në një shoqëri të narrativave burrërore e kanunore. Mosreagimi…

Lajme

28/05/2023 16:00

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri.

Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve tragjike që ndodhën në Gjermani dhe në Zvicër.

‘’Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri, në një shoqëri të narrativave burrërore e kanunore. Mosreagimi përmes zërit të ngritur të shoqërisë duke shenjëstruar vrasësit për ta marrë dënimin e merituar po e normalizon krimin mbi gratë. Vrasja e gruas nga një burrë kosovar në Gjermani e më pas edhe gruas, nënës së katër fëmijëve në Zvicër, poashtu nga një kosovar, shpërfaq një gjendje emergjence në komunitetin tonë, që të ngritët kundër mizorisë’’, është shprehur ajo.

Halimi ka thënë se politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare.

“Politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare ngase indiferenca ndaj vrasjës së grave është e barasvlerëshme me miratimin e krimit!Gratë po vriten, e fatkeqësisht asnjë shqetësim nga ky kabinet qeveritar dhe mekanizmat e shtetit.Paradigmat janë të njohura pse dhuna ndaj grave jashtë Kosovës, është aq e shprehur.  Bartja e mendësisë tradicionale, patriarkale në ambintin e ri dhe kombinimi i tij me traumën sociale të mërgimit, është një nga shkaqet thelbësore që prodhon dhunë në familje”, shkroi ajo.

Tutje, Halimi tha se dhuna ndaj grave deri në eliminimin fizik të tyre esencialisht është luftë kundër lirisë./Lajmi.net/