Halil Thaçi: VV po fiton në Obiliq, Fushë Kosovë e Prishtinë
Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, ka folur para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku pritet të diskutohet për mandatarin e ri për kryeministër. Para mediave, Thaçi u shpreh shkurt se, sipas tij, VV është fituese në disa komuna kyçe të vendit në zgjedhjet lokale, por nuk përmendi asnjë emër për mandatarin…
                        Lajme
Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, ka folur para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku pritet të diskutohet për mandatarin e ri për kryeministër.
Para mediave, Thaçi u shpreh shkurt se, sipas tij, VV është fituese në disa komuna kyçe të vendit në zgjedhjet lokale, por nuk përmendi asnjë emër për mandatarin e ri për Qeveri, raporton lajmi.net
“VV po fiton Obiliqin, Fushë Kosovën e Prishtinën në zgjedhjet lokale,” – tha Thaçi para gazetarëve.