Halil Matoshi: Kuvendi nuk po konstituohet – Dimal Basha ka shkelur Kushtetutën
Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin institucional si një shkelje kushtetuese, që sipas tij po ndodh nën drejtimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Matoshi ka rikujtuar analizat dhe paralajmërimet e tij…

Lajme
Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin institucional si një shkelje kushtetuese, që sipas tij po ndodh nën drejtimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Matoshi ka rikujtuar analizat dhe paralajmërimet e tij të mëhershme, ku kishte ngritur shqetësime mbi interpretimin selektiv të kushtetutshmërisë dhe, siç thotë ai, kapjen politike të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net
“Detyrimi që Kuvendi të konstituohet për 30 ditë duket që është një saktësim i ‘kohës së arsyeshme’ nga verdikti i vitit 2014, por Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete detyruese që t’i imponojë deputetëve etikë e përgjegjësi politike,” shkruan Matoshi. Ai shton se Vetëvendosje ende ka mekanizma bllokues, duke përmendur mosvotimin e nënkryetarit nga Lista Serbe si një prej tyre.
Më tej, ai akuzon kryeministrin Albin Kurti për qasje populiste ndaj Listës Serbe dhe instrumentalizim të çështjes për qëllime politike.
“Kurti akuzon sërish ‘tjerët’ për kolaboracionizëm me Listën Serbe dhe stigmatizon gjyqësorin. Në Kuvend, VV nuk e voton nënkryetarin e kësaj liste (që është qëllimi fill e për pe i kësaj beteje!?) dhe Kuvendi nuk konstituohet!”, tha ai.
Matoshi përmbyll reagimin me një thirrje për reflektim, duke rikujtuar se Kosova është “nën sulm të klasës politike” dhe se situata aktuale po e çon vendin drejt një krize institucionale të rrezikshme.
Postimi i plotë: