Halil Kastrati mban premtimin, i bën 28 familje me 28 shtëpi
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.
Lajme
Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës.
Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare.
“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Nesër gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varurua në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati.