Halil Kastrati do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi në Prizren

18:14 | 15 Maj 2019

Hoxha dhe humanisti, Halil Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet nevojtare.

Në këtë takim së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, u diskutua edhe për kuzhinen e cila funksionon qe tetë vite në në këtë vend ku ushqehen çdo ditë 310 persona.

Kastrati dhe Haskuka biseduan edhe për nevojën e madhe të një parcele ku do të ndertohët selia qendrore e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Përndryshe me këtë memorandum bashkëpunimi arrin në 50 numri i shtëpive në Komunën e Prizrenit në bashkëfinancim me Komunën ku për secilën familje komuna participon me shumën prej 5 mijë eurove dhe pjesën tjetër bamirësit përmes shoqatës, njofton Halil Kastrati.