Halil Kastrati bën me banesë veteranen e arsimit, thotë se jetonte në kushte të mjerueshme

Humanisti i njohur, Halil Kastrati këtë të mërkurë ka gëzuar një familje nga Gjakova me banesë të re.

Lajme

13/02/2019 20:38

Kastrati ka thënë se kësaj radhe banesën ia ka dhuruar veteranes së arsimit, mësueses Fakete Meqa.

“Mësuese, në një aspekt më vjen keq që isha në vizitë tek ju sepse u ndjeva i turpëruar nga gjendja që ju gjetëm, ndërsa në anën tjetër jam shumë krenar që lajmin për banesën e re ju dhash juve”, ka shkruar mes tjerash ai krahas fotografive.

Ja postimi i tij:

E gezofshi banesen e re Mesuese

Edhe pse nate, tani ne jemi ne Gjakove, erdhem ta vizitojme veteranen e arsimit mesuesen Fakete Meqa
E gjetem ne kushte shume te renda dhe me dy djem me insufiqiencë psiko-fizike

Mesuese, ne nje aspekte me vjen keq qe isha ne vizite tek ju sepse u ndjeva i turperuar nga gjendja qe ju gjetem, ndersa ne anen tjeter jam shume krenar qe lajmin per banesen e re ju dhash juve

Shume prekese dhe plote emociona rasti i kesaj nene me dy djemt e saj