Halil Geci reagon pasi përmendi fjalën pushkatim për Osmanin: Nuk e kam kërcënuar askënd dhe nuk kam nxitur dhunë

Halil Geci, babai i deputetit të Guxo-s, Fatos Gecit ka reaguar pas deklaratës së tij për Vjosa Osmanin ku tha se “po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”. Ai ka thënë se në atë reagim ka shprehur mendimin e tij për çështje që lidhen me respektimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe bazuar në vlerësimin…

Lajme

09/03/2026 14:34

Halil Geci, babai i deputetit të Guxo-s, Fatos Gecit ka reaguar pas deklaratës së tij për Vjosa Osmanin ku tha se “po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”.

Ai ka thënë se në atë reagim ka shprehur mendimin e tij për çështje që lidhen me respektimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe bazuar në vlerësimin e tij dhe opinioneve të disa njohësve të së drejtës kushtetuese, veprimet e Osmanit sipas tij janë shkelje e kushtetutës.

Reagimin që e ka bërë Presidenca ndaj deklaratës së tij, ai e ka parë si të tepruar dhe të padrejtë pasi që ka thënë se në një shtet demokratik, debati publik mbi respektimin e Kushtetutës është i lejueshëm dhe i domosdoshëm/

“Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk parashihen dënime kapitale për shkeljet kushtetuese, por ekzistojnë mekanizma institucionalë dhe juridikë për trajtimin e tyre. Për këtë arsye, çdo interpretim sikur unë kam bërë kërcënime apo kam kërkuar ndëshkime të dhunshme është i pavërtetë dhe i pabazuar. Referenca ime ndaj shembujve nga Turqia kishte karakter krahasues dhe informues, duke përmendur mënyrën se si shtete të ndryshme reagojnë ndaj tentativave për grusht shteti, jo si thirrje për veprime të tilla në Kosovë. Unë nuk kam kërcënuar askënd dhe as nuk kam nxitur dhunë. Kam shprehur vetëm një mendim kritik dhe qytetar mbi respektimin e Kushtetutës dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve publike. Në një shoqëri demokratike, mendimi i lirë dhe kritika ndaj pushtetit janë pjesë thelbësore e jetës publike”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se çdo institucion përfshirë edhe Presidencën, duhet të jetë i hapur ndaj kritikës dhe debatit publik, sepse sovraniteti buron nga qytetarët dhe vullneti i tyre demokratik duhet respektuar në çdo rrethanë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: