Hakohet kompjuteri i Angela Merkel
Njëri nga kompjuterët që gjendeshin në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, është hakuar gjatë muajit maj si pjesë e sulmeve kibernetike në Bundestag, transmeton e përditshmja gjermane “Bild”.

Bota
Burime të pakonfirmuara nga kjo e përditshme, thonë se ky sulm kibernetik ishte më i madh sesa se sa që e kishte vlerësuar Bundestagu dhe Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, duke pranuar se tani po kanë probleme të mëdha në llogaritjen e dëmeve të sulmeve, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij sulmi kibernetik është infektuar me një virus njëri prej kompjuterëve që gjendej në zyrën e Merkel në Bundestag, nga i cili edhe është zbuluar programi dashakeq i njohur si “kali i trojës”. (lajmi.net)