Hakimi niset për Francë, së shpejti zyrtarizohet si futbollist i PSG

Mbrojtësi Achraf Hakimi do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Sport

05/07/2021 14:29

Hakimi do të transferohet në Francë te PSG, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me klubin francez, ndërsa Inter nga shitja e tij do të përfitojë rreth 70 milionë euro.

Mbrojtësi tashmë është nisur për në Francë dhe së shpejti zyrarizohet si futbollisti i ri i parisienëve.

Gjithashtu edhe Sergio Ramos pritet të kalojë në PSG gjatë ditëve të ardhshme. /Lajmi.net/