Hakimi mbërrin nesër në Milano, zbulohen të gjitha detajet

Achraf Hakimi pritet të mbërrijë nesër në Milano që të finalizohet transferimi 40 milionë euro plus bonuse nga Real Madrid në Inter.

Sport

29/06/2020 16:38

Sipas Sky Sport Italia, detajet përfundimtare u përpunuan në thirrjen e sotme të konferencës midis klubeve dhe përfaqësuesit të tij.

Ai do të fluturojë të martën, do të kalojë në teste të ndryshme mjekësore, pastaj të nënshkruajë kontratën pesë-vjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon, përcjell lajmi.net.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmoi mbrëmë, kur tha se ishte “optimist” marrëveshja do të përfundojë sot.

Hakimi i kaloi dy sezonet e fundit në huazim te Borussia Dortmund, por Nerazzurri punoi me zell që dy muaj më parë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë 21-vjeçar bëri 45 paraqitje për Borussia Dortmund këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke siguruar 10 asistime. /Lajmi.net/