Hakimi – Inter, këto janë detajet e fundit

Janë duke u zhvilluar negociatat e fundit mes Interit dhe Real Madrid, për mbrojtësin Achraf Hakimi.

Sport

27/06/2020 08:54

Gianluca di Marzio raporton se mungojnë vetëm disa detaje ekonomike dhe marokeni do të jetë lojtar i ri i Interit, përcjell lajmi.net.

Inter do të paguajë 40 milionë euro, dhe pesë milionë euro tjera do të jenë bonuse, me klubet që do të vendosin se çfarë do të konsiderojnë bonuese dhe mënyrat e pagesave të tyre.

Konkurrenca për Hakimin ka qenë e ashpër, me Bayern Munich dhe Manchester City që interesoheshin për shërbimet e tij, ku ishin të gatshme të ofronin deri në 60 milionë euro për Real Madrid, dhe lojtarit një pagë më të madhe se pesë milionë eurot që do të marr tek Inter.

Por, është Hakimi që ka konsideruar Interin si projektin e duhur, hapin perfekt për rritjen personale./Lajmi.net/