Haki Abazi shfaqet i shqetësuar: Pa NATO-n këtu, serbët do të niseshin drejt Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se Serbia duhet të ndryshojë dhe ta ndërrojë qasjen ndaj rajonit.

Lajme

13/06/2022 23:42

Abazi në T7 tha se mendimi për Kosovën në Serbi nuk ka ndryshuar, dhe po t’u jepej mundësia pa NATO’n këtu, serbët do të niseshin drejt Kosovës.

“Pse duhet ne t’i lëshojmë të gjitha hapësirat ku janë sidomos ku janë gjermanët, sepse është interes vital dhe i  mirëkuptum që kontinenti i Evropës nuk ka stabilitet dhe zhvillim me vlera demokratike nëse kemi këtë Serbi këtu që është e lidhur direkt me Rusinë.

Nuk është Kosova që duhet të bëjë ndryshimin. Serbia duhet të bëjë ndryshimin e vetvetes dhe qasjes ndaj rajonit. A e patë protestën në Beograd, me qindra, mijëra serbë këndojnë për kthimin e Serbisë në Kosovë, dmth disponimi në Serbi nuk është ndërru, mendimi për Kosovën nuk është ndrru. Po tu jepet mundësia pa NATO-n këtu, serbët do të niseshin drejt Kosovës. Realisht asnjë gjë nuk ka ndryshu në Serbi, pse duhet me i besu Serbisë. Neve patjetër që në kursin tonë ndërkombëtar na nevojiten mbështetësit e agjendës sonë”, tha Abazi.