Hakerët iranianë ende shënjestrojnë universitete perëndimore

Hakerët iranianë, të përkrahur nga qeveria, kanë shënjestruar universitete në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe Australi në muajt e fundit, ka thënë kompania, PricewaterhouseCoopers, sipas transmetuesit holandez, NOS.

Bota

14/02/2020 15:51

Hakerët kanë tentuar të vjedhin literaturë akademike dhe materiale për ligjërim.

Aty nuk është përmendur nëse kanë qenë të suksesshme përpjekjet për të fituar qasje në kompjuterët e tre universiteteve holandeze dhe një institucioni tjetër të lartë.

Një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar nëntë shtetas iranianë për përfshirjen e tyre të supozuar në një skemë të gjerë të hakimit dhe vjedhjes së pronës intelektuale.

Departamenti amerikan i Thesarit po ashtu ka sanksionuar 10 individë dhe një kompani iraniane, për hakim të qindra universiteteve në emër të Gardës Revolucionare Islamike.

Teherani kundërshton akuzat, duke i cilësuar të rreme.

“Ne mund ta shohim nga infrastruktura që përdorin se grupi i njëjtë i sulmuesve është ende aktiv”, është cituar të ketë thënë Gerwin Naber nga PricewaterhouseCoopers.