Hajrullah Çeku voton në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai e kreu obligimin e tij qytetar në shkollën “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, raporton lajmi.net “Sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën demokratike, sot bashkërisht përcaktojmë katër vitet e ardhshme, drejtimin e komunës sonë”,…

Lajme

12/10/2025 08:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai e kreu obligimin e tij qytetar në shkollën “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, raporton lajmi.net

“Sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën demokratike, sot bashkërisht përcaktojmë katër vitet e ardhshme, drejtimin e komunës sonë”, tha Çeku.

Procesi në këtë qendër po zhvillohet pa probleme./Lajmi.net/