Hajrullah Çeku s’jep detaje për përbërjen e kabinetit “Kurti III”: Besoj se shumë shpejt do të sqarohen të gjitha

Edhe deputeti tanimë i betuar, Hajrullah Çeku është pyetur në lidhje me përbërjen e re të kabinetit të Qeverisë Kurti III. Ai nuk ka dashur që të jap detaje në lidhje. “Ka procedura në lidhje me kabinetin qeveritar. Besoj se shumë shpejt do të sqarohen të gjitha, duhet t’ia lëmë mandatarit, kryeministrit të ardhëm Albin…

Lajme

11/02/2026 19:20

Edhe deputeti tanimë i betuar, Hajrullah Çeku është pyetur në lidhje me përbërjen e re të kabinetit të Qeverisë Kurti III.

Ai nuk ka dashur që të jap detaje në lidhje.

“Ka procedura në lidhje me kabinetin qeveritar. Besoj se shumë shpejt do të sqarohen të gjitha, duhet t’ia lëmë mandatarit, kryeministrit të ardhëm Albin Kurti që ta prezantoj ai përbërjen”,deklaroi Çeku.

Ai tha gjithashtu se “është në diskrecionin e mandatarit, ju kisha lut për durim sepse shumë shpejtë do të bëhet prezantimi i përbërjes”.

Çeku deri tani ka qenë nën udhëheqjen e ministrisë së Kulturës, derisa në garën për Kryetar të Prishtinës nuk arriti që të fitoj./Lajmi.net/