Hajrulla Çeku paralajmëron padi ndaj Besian Mustafës: Të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas një postimi që ka bërë dje deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili thoshte se Çeku i ka ndarë 257 mijë euro vëllait të tij, si dhe arsyeja për nënshkrimin e 56 milionë eurove tendere për 4 stadiume në fund të mandatit, sipas Mustafës…

Lajme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas një postimi që ka bërë dje deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili thoshte se Çeku i ka ndarë 257 mijë euro vëllait të tij, si dhe arsyeja për nënshkrimin e 56 milionë eurove tendere për 4 stadiume në fund të mandatit, sipas Mustafës janë për “hall financiar”.
Në lidhje me këtë, Çeku ka thënë se janë “pretendime të pavërteta” dhe shpifje që synojnë “dëmtimin e integretit” të tij, shkruan lajmi.net.
“Pretendimet e tua për “hall financiar” në lidhje me procedurat e stadiumeve dhe për “subvencione për vëllain tim” janë tërësisht të pavërteta. Bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike. Nëse nuk e bën tërheqjen dhe kërkimfaljen brenda shtatë ditësh, pra deri më datën 20 mars 2025, unë do të dorëzoj padi për shpifje në gjykatën kompetente”, ka shkruar Çeku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: