Hajrizi ua “mbyll gojën” kritikëve: Trepça është fryma ime, Torcida është zemra ime, individët që më quajtën tradhëtar morën përgjigjen e merituar
Një nga basketbollistët më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit, Drilon Hajrizi, ka reaguar për herë të parë pas sharjeve dhe ofendimeve që mori nga disa individë gjatë ndeshjes Trepça – Vëllaznimi, e zhvilluar fundjavën e kaluar në Mitrovicë. Hajrizi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shprehu dashurinë…
Sport
Një nga basketbollistët më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit, Drilon Hajrizi, ka reaguar për herë të parë pas sharjeve dhe ofendimeve që mori nga disa individë gjatë ndeshjes Trepça – Vëllaznimi, e zhvilluar fundjavën e kaluar në Mitrovicë.
Hajrizi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shprehu dashurinë e tij që ka për klubin dhe tifogrupin e Trepçës, shkruan lajmi.net.
Ai më tej shkroi se disa individë që e konsideruan atë “tradhëtar” morën përgjigjen e merituar.
“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime. Krejt këto janë vetja ime. Si lojtar profesionist e kisha për detyrë fitoren e Trepçës. Atë do të vazhdojë ta synojë për sa kohë me lejon shëndeti dhe qyteti!”
“Individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar. Vullnetin e qytetarit nuk ka forcë që e ndalon. Ajo duron, por në fund triumfon!”
“Qëllimet tona të përbashkëta nuk duhet të kërcënohen nga individë destruktiv. Bashkimi është sinergji. Jemi të obliguar që këtë singjeri ta ruajmë. Sidomos tani kur ndodhemi përpara lojërave më të rëndësishme në historinë e klubit tonë të zemrës, Trepça” – ka shkruar Hajrizi në rrjetin social.
Drilon Hajrizi padyshim është nga basketbollistët kyç të Trepçës viteve të fundit.
Hajrizi gjithashtu është pjesë edhe e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll./Lajmi.net/