Hajni ia merr nga qafa zinxhirin një gruaje te ashensori në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 15:54 në Fushë Kosovë. Hajni në derë të ashensorit ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një femre, shkruan lajmi.net. I dyshuari ka ikur me veturë me targa vendore, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar dhe është…

Lajme

19/08/2026 09:10

Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 15:54 në Fushë Kosovë.

Hajni në derë të ashensorit ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një femre, shkruan lajmi.net.

I dyshuari ka ikur me veturë me targa vendore, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar.

I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 18.08.2026 – 15:54. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur në derë të ashensorit ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari. I dyshuari ka ikur me veturë me targa vendore. Viktima nuk ka pësuar lëndime por ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Pas hetimeve të zhvilluara i dyshuari mashkull kosovar është lokalizuar dhe arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/