Hajnat vjedhin para, ari dhe orë me vlerë në një shtëpi në Prizren

Një personi në Prizren i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa orë më vlerë. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e të dyshuarit duke i vjedhur gjëra me vlerë. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në…

Lajme

23/03/2025 08:49

Një personi në Prizren i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa orë më vlerë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e të dyshuarit duke i vjedhur gjëra me vlerë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa ora me vlerë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.