Hajnat vjedhin në një shtëpi në Podujevë tri armë me leje, kishin vlerë mbi 2 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë. Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur tri armë zjarri me leje që kishin vlerë 2 mijë e 150 euro. Prokurori ka nisur hetimet. “Podujevë / 01.03.2026 – 18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar…

Lajme

02/03/2026 09:16

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë.

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur tri armë zjarri me leje që kishin vlerë 2 mijë e 150 euro.

Prokurori ka nisur hetimet.

“Podujevë / 01.03.2026 – 18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur tri armë zjarri me leje përkatëse, me vlerë 2150€. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/