Hajnat thyejnë xhamin e kombit dhe grabisin mbi 19 mijë euro në parkingun e Viva Fresh

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në parkingun e Viva Fresh Store në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, tek rrethi i KFC, ku hajnat kanë marrë mbi 19,000 euro nga pazari ditor i një kompanie, duke vepruar brenda pak sekondave. Sipas burimeve ekskluzive të Sinjalit, dy punëtorë të një kompanie private, të cilët po…

Lajme

29/12/2024 13:43

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në parkingun e Viva Fresh Store në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, tek rrethi i KFC, ku hajnat kanë marrë mbi 19,000 euro nga pazari ditor i një kompanie, duke vepruar brenda pak sekondave.

Sipas burimeve ekskluzive të Sinjalit, dy punëtorë të një kompanie private, të cilët po bartnin pazarin ditor për deponim, kishin ndaluar për të bërë disa blerje të shpejta në vetëshërbimin e Viva Fresh Store. Por momenti i pakujdesisë së tyre u shfrytëzua nga të dyshuarit, që lëviznin me një veturë Volkswagen Passat B6, ngjyrë e kaltër.

Njëri nga të dyshuarit, që ishte pasagjer në veturë, ka zbritur shpejt, ka thyer xhamin e kombit dhe ka marrë paratë e pazarit ditor, që sipas burimeve arrijnë shumën e saktë prej 19,287 eurosh. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Në momentin e ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm pronari i kompanisë, zyrtari financiar dhe disa dëshmitarë. Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga mënyra e shpejtë dhe e organizuar e grabitjes.

Autoritetet janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërsa dëshmitarët kanë ofruar informacione të rëndësishme lidhur me veturën dhe mënyrën e veprimit të tyre.