Hajnat tentojnë të grabisin një bankë në Çagllavicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentativë të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë të Prishtinës.

Lajme

06/06/2022 13:26

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit dhe identifikimit të të dyshuarve. /Lajmi.net/