Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti: Vjedhin mbi 20 mijë euro

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Smirë të Vitisë. Lajmi.net ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë së një shtëpie , ku shihet se si kanë tentuar të futen brenda, shkruan lajmi.net. Rasti ka ndodhur me 30 mars, ku pasi pronarët janë kthyer në shtëpi, është vërejtur që dritarja e shtëpisë ishte thyer.…

Lajme

05/04/2024 13:29

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Smirë të Vitisë.

Lajmi.net ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë së një shtëpie , ku shihet se si kanë tentuar të futen brenda, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur me 30 mars, ku pasi pronarët janë kthyer në shtëpi, është vërejtur që dritarja e shtëpisë ishte thyer.

Pas kësaj, ata menjëherë kanë filluar kontrollimin e shtëpisë, ku është parë se janë vjedhur para me vlerë rreth 16 mijë euro, e gjithashtu edhe ari, me vlerë rreth 4-5 mijë euro.

Lidhur me këtë, pronari i shtëpisë tha se janë të frikësuar, duke marrë parasysh kanë tentuar të vjedhin edhe në shtëpi tjera në afërsi.

“Ende janë të shqetësuar”, tha ai kur u pyet se a vazhdojnë të jenë të shqetësuar familjarët e tjerë.

Ai theksoi se e reja e tij së bashku me të birin e saj nuk po dalin jashtë shtëpisë gjatë natës për shkak të frikës së madhe.

Përndryshe pas rastit ata kanë thirrur policinë, ku rasti është nën hetime, por akoma nuk janë gjetur personat përgjegjës.

Më poshtë gjeni edhe kamerat e sigurisë nga një shtëpi, ku hajnat kanë tentuar të hyjnë. /Lajmi.net/